Erden Atiq të premten pritet të japë betimin si kryetar i ri i Mitrovicës së Veriut. Procedura e betimit po shihet si mundësi për përshkallëzim të situatës atje.
Deputeti Hisen Berisha i cili është edhe anëtarë i komisionit për Siguri ka thënë për Insajderin se gjendja është e tensionuar nga strukturat kriminale të udhëhequra nga Serbia.
“Është e vërtetë se gjendja është fragjile në këtë aspekt, por qeveria duhet t’i marr masat e nevojshme për te garantuar sigurinë. Edhe pse bazuar në Rezolutën e KS/OKB është përgjegjësi ekskluzive e KFOR/NATO” tha ai.
Sipas infomacioneve që posedon deputeti Berisha situate pritet të eskaloj nga tubimi i 26 majit.
“Nuk ka ndonje njoftim zyrtar për ndonjë eskalim por ka informacione informale për gjendjen te tendosur në Veri, e nxitur nga struktura kriminale te sistemuara nga Serbia. Informalisht pritet eskalim nga tubimi i 26 Majit dhe riorganizim politik i serbëve në Veri, që do të ketë refuzim dhe sabotim të institucioneve dhe rendit kushtetues në vend”, tha ai./ Gazeta Insajderi/