Betis vs Chelsea – Finalja e madhe e Ligës së Konferencës luhet sonte në Poloni - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Betis vs Chelsea – Finalja e madhe e Ligës së Konferencës luhet sonte në Poloni

    Insajderi
    28 May 2025 - 11:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Real Betisi dhe Chelsea do të shkojnë kokë më kokë në finale të Ligës së Konferencës, e cila do të luhet sonte në stadiumin “Miejski”, derisa të dyja ekipet do të mundohen ta sigurojnë trofeun evropian për ta vendosur në kabinetin e tyre.

    Ekipi i Manuel Pellegrinit e arriti këtë fazë të kompeticionit pas lojës shtesë ndaj Fiorentinës në gjysmëfinale, ndërsa e mbylli sezonin në La Liga me barazimin 1:1 ndaj Valencias për ta siguruar pozitën e gjashtë në fund të sezonit, shkruan “Gazeta Express”.

    Nga ana tjetër, ekipi i Enzo Marescas e siguroi një fitore komode në gjysmëfinale ndaj Djurgarden, derisa e përfundoi sezonin në Premierligë me fitoren 1:0 ndaj Nottingham Forestit në xhiron e fundit për ta siguruar pozitën e katër, e cila ia mundësoi pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve në edicionin e ardhshëm.

    Të dy ekipet do të mendojnë me kujdes për formacionet zyrtare, ndërsa do të mundohen ta mbyllin sezonin sa më lartë të jetë e mundur.

    Ekipi i La Ligas do të jetë pa së paku katër lojtarë të ekipit të rregullt për finalen që do të luhet në Poloni sonte.

    Ish-mbrojtësi i Arsenalit, Hector Bellerin pritet të mungojë shkaku i lëndimit të pësuar në gjysmëfinale.

    Diego Llorente, Marc Roca e Chimy Avila gjithashtu do të mungojnë në këtë përballje, ndërsa Giovanni Lo Celso është në dyshim pasi mungoi në stërvitje pas ndeshjeve të fundjavës.

    Youssouf Sabaly e Jonny Cardoso pritet të jenë gati për sonte.

    Nga ana tjetër, Betisi pritet ta ketë ekipin e kompletuar në finale, me ish-mesfushorin e Tottenhamit, Lo Celso që pritet të startojë për ta dhënë kontributin e tij.

    I huazuari në super-formë, Antony pa dyshim se do të startojë në të djathtë, ndërsa do të mbështetet në mes të fushës nga ish-futbollisti i Real Madridit, Isco.

    Finalja e Ligës së Konferencës mes Betisit dhe Chelseat do të luhet sonte duke filluar nga ora 21:00.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark