Betohen tre deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Betohen tre deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës

    Insajderi
    16 June 2016 - 11:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nga sot, Kuvendi i Kosovës do të ketë tre deputetë të rinj të cilët do të zëvendësojnë kolegët e tyre partiak.

    Fatmir Xhelili e Shukri Buja nga Partia Demokratike e Kosovës do të zëvendësojnë ish-deputetët Enver Hoxhaj dhe Azem Syla.  Hoxhaj dha dorëheqje nga posti i deputetit meqë u emërua ministër, ndërsa Azem Syla ka dhënë dorëheqje meqë është në paraburgim.

    Kurse Driton Caushi, anëtar i kryesisë së Vetëvendosjes, do të zëvendësoi në Kuvend Besnik Bislimin, i cili javë më parë dha dorëheqje nga mandati i tij si deputet i partisë më të madhe opozitare në vend./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark