Betohet presidenti i ri i Shqipërisë, Bajram Begaj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Betohet presidenti i ri i Shqipërisë, Bajram Begaj

    Insajderi
    24 July 2022 - 18:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj u betua sot.

    Pasi kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla lexoi fjalët e betimit, Begaj tha “betohem” dhe Himni u dëgjua në sallë.

    Menjëherë pas betimit ne seancë plenare, Bajram Begaj mbajti fjalën e parë si President i Republikës.

    “Ju faleminderit për besimin. Marrja e detyrës në këtë moment, rëndon përgjegjësia e unitetit tonë kombëtar”.

    “Kjo përgjegjësi vjen në një moment historik për vendin. Shqipëria ka hyrë në rrugë pa kthim drejt Europës”.

    “Shqipëria europian sot premtim nesër realitet është përmbushja e projekteve shekullore. “ u shpreh Begaj.

    Profili i presidentit të ri të Shqipërisë, Bajram Begaj

    Në vitin 2020, Bajram Begaj mori rolin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare.

    Ai më parë shërbeu si Komandant i Komandës së Trajnimit dhe Doktrinës, Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake, Drejtor i Inspektoratit Shëndetësor dhe Kryeinspektor dhe Këshilltar i Inspektoratit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Armatosur Shqiptare.

    Gjeneral Major Bajram Begaj ka lindur në datë 20.03.1967, në Rrogozhinë.

    Ai Ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Degën Mjekësi e Përgjithshme në vitin 1989 dhe është titulluar oficer aktiv në specialitetin “Mjekësi” në vitin 1998.

    Ai gjithashtu ka përfunduar “Doktoraturën në Fushën e Mjekësisë”, ndërsa mban edhe titullin ‘Profesor i Asociuar’ në Mjekësi.

    Dy vite më parë presidenti i Republikës Ilir Meta i dha gradën madhore “Gjeneral Major” Bajram Begajt me detyrë “Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes”.

    Begaj hyri në historinë e FA, duke u bërë kështu mjeku i parë në ushtri që arriti që të bëhet gjeneral major, e cila është grada më e lartë.

    Gjatë karrierës 31-vjeçare ushtarake ka kryer: Kursin e Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen; Shkollën e thelluar pasuniversitare të mjekësisë, Specializimin Pasuniversitar në profilin Gastrohepatologji, Kursin e menaxhimit spitalor dhe Kursin e lidershipit mjekësor strategjik, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe Kursin e specializimit në fushën e mjekësisë dhe Kursin e Shëndetësisë, në Greqi.

    Gjeneral Major Begaj në 31 vitet e karrierës në FA ka mbajtur një sërë detyrash.

    Ai më parë shërbeu si Komandant i Komandës së Trajnimit dhe Doktrinës.

    Ishte shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake dhe Zëvendësdrejtor Ushtarak i SUT, Drejtor i Spitalit Ushtarak.

    Drejtor i Inspektoriatit Shëndetësor dhe Kryeinspektor dhe Këshilltar i Inspektoriatit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm Ushtarak Qendror Universitar etj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark