Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Shkëmbimit Tregtar dhe Bashkëpunimit e Veprimit Humanitar të Luksemburgut, Xavier Bettel, nuk ka shkuar duarthatë te kryeministri i vendit, Albin Kurti. Ai ka dërguar një qese me produkte vendore.
Gjatë qëndrimit në Kosovë ai ka shijuar ushqimet kosovare.
Pasi dje ka ngrëne byrek me djathë dhe me mish, ai sot ka shkuar në takim me Kurtin i ngarkuar dhe me një qese me prodhime të tregut vendas.
Ai ka ekspozuar para mediave keksat kosovarë duke ngritur lartë me duar strudlet që siç duket kanë lënë shije të mirë te ai.
Vizita e tij në Kosovë ka pasur fokusin te zhvillimi ekonomik.