Beyonce shndërrohet në një investitore startupesh - Insajderi
×
Teknologji

Beyonce shndërrohet në një investitore startupesh

Insajderi
03 October 2016 - 14:45
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Duke ju bashkuar investitorëve me famë si Snoop Dogg, Ashton Kutcher dhe Justin Bieber, Beyonce po sjell aftësitë e saj të biznesit në botën e teknologjisë.

Ajo dhe kompania e saj e quajtur Parkwood Entertainment kanë investuar 150,000 dollar në një startup quajtur Sidestep i cili ka zhvilluar një aplikacion për blerjen e mallrave të koncerteve.

Sidestep e filloi duke shitur bluza dhe postera të Beyonce gjatë një turi të saj botëror. Por pas dy javësh sukses, Beyonce dhe Parkwood vendosën të investonin në Sidestep, shkruan pcworld.al.

CEO i startupit tha se dëshironin që turi i Beyonce të orientohej drejt teknologjisë dhe se e pëlqente idenë e një startupi të vogël të organizonte turin më të madh në botë.

Beyonce është gjithashtu aksionere në Tidal dhe ka investuar në të kaluarën në një kompani pijesh, WTRMLN WTR. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark