![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Mediumi serb “Blic” ka publikuar një shkrim ku thuhet se pjesëtarët e Agjencisë së Sigurisë-Informative, UKP dhe SBPOK të MPB-së, me urdhër të Prokurorisë për Krim të Organizuar, në një aksion të koordinuar kanë arrestuar një person në Bujanoc.
Sipas mediumit A.B, me nacionalitet shqiptar, për shkak të ekzistimit të shkaqeve, për dyshimin se kishte kryer një krim terrorizmi është arrestuar sonte.
Insajderi ka kontaktuar me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafa por i njëjti tha se nuk ka informacione mbi rastin.
“Deri tani nuk jam i informuar për asnjë gjë”, tha shkurt Mustafa për Insajderin.
I kontaktuar gjithashtu për rastin ka qenë edhe deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, por, deri më tani nuk është pranuar asnjë përgjigje.