Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” është anëtarësuar zyrtarisht në Federatën Ndërkombëtare të Shoqatave dhe Institucioneve Bibliotekare (IFLA).
Përmes një njoftimi për media thuhet se anëtarësim mundëson përfaqësimin e institucionit kryesor bibliotekar të vendit në këtë mekanizëm ndërkombëtar siç janë shkëmbimi dhe marrja përvojave të bibliotekave të shteteve tjera.
Në komunikatën e Ministrisë së Kulturës thuhet se anëtarësimit i kontribuoi lobimi i Task-Forcës së krijuar në muajin qershor, qëllimi i së cilës është anëtarësimi i Kosovës në Institucionet dhe Mekanizmat Ndërkombëtarë të Kulturës. /Insajderi.com