Biblioteka Kombëtare ekspozon objektet personale të Nënë Terezës - Insajderi
×
Kulturë

Biblioteka Kombëtare ekspozon objektet personale të Nënë Terezës

Insajderi
02 September 2016 - 22:59
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Biblioteka Kombëtare Shqiptare, në nderim të figurës së shquar të nënë Terezës dhe shenjtërimit të saj, fton publikun e kryeqytetit të vizitojë në datat 3-10 shtator ekspozitën “homazh” kushtuar Nobelistes së paqes përmes titujve dhe veprave që kanë në fokus jetën frymëzuese dhe veprimtarinë e saj shembullore.

nen

Nga lutjet dhe poezitë e shkruara prej vetë shenjtores te poezitë që ajo u frymëzoi poetëve shqiptarë, nga albumet mbresëlënëse të artistëve te monografitë studimore, intervistat, jetëshkrimet e deri dhe bibliografitë për të, kjo ekspozitë sjell në trajtë simbolike marrëdhënien e privilegjuar që vetë Shqipëria dhe shqiptarët, për të cilët lutjet ajo nuk i rreshti kurrë, kanë ngjizur tashmë me Nënën e tyre të shenjtë, plot krenari e përkushtim.

tuy


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark