Biblioteka në tri rrotë - Insajderi
×
Kulturë

Biblioteka në tri rrotë

Insajderi
29 January 2019 - 21:09
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Antonio La Cava e shndërroi furgonin me tri rrota, në një bibliotekë udhëtuese të quajtur “Bibliomotocarro”, për të qenë i sigurte se asnjë fëmijë nuk do të mbetet pa libër. “Pa libër fëmija është i vetmuar”, thotë ai, transmeton Telegrafi.

Mësuesi i pensionuar lëviz në kodrat dhe malet e Bazilikatit të Italisë, pranë fëmijëve në fshatrat e largëta, si në San Paolo Albanese ku janë vetëm dy nxënës.

“Jam shqetësuar për rritjen në shtetin pa lexues”, shton ai.

La Cava beson se është e rëndësishme që sa më shumë të përhapësh gëzim te fëmijët, sepse “veprimet e tilla kanë vlerë jo vetëm sociale, jo vetëm kulturore, por edhe etike”.

Ai shpreson se “Bibliomotocarro” do të përçojë mesazhin se kultura është për secilin e jo vetëm për ata të privilegjuarit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark