“Ai mund të hante patatina për mëngjes, një sanduiç për drekë dhe në darkë ushqime të ngrira, sepse e vetmja gjë që kishte në shtëpi ishte një mikrovalë, – rrëfen konsulenti i tij financiar. – Ishte një njëri i pazakontë”.
Morin punoi si bibliotekar në librarinë e universitetit të New Hampshire, në Britaninë e Madhe për më se 50 vjet, deri sa doli në pension në vitin 2014. Një vit më vonë ai ndërroi jetë në moshën 77-vjeçare dhe trashëgiminë ia la universitetit ku punoi gjithë jetën… një shumë të pabesueshme prej 4 mln dollarësh, shkruan Gazeta-Shqip.
Askush nuk dyshoi ndonjëherë se bibliotekari zotëronte një pasuri të tillë. Shumë njerëz në kampusin e universitetit e kishin njohur atë, pasi ishte një njeri i qeshur, që gjithmonë i shmangej intrigave dhe mosmarrëveshje dhe shpesh fliste me studentët ndërsa thithte llullën e tij përpara ndërtesës së bibliotekës. Morin ia kishte dhënë gjithçka kishte universitetit, besimplotë se paratë do të përdoreshin për të bërë gjënë e duhur. “Ata do të dinë si t’i përdorin paratë”, – kishte thënë ai duke buzëqeshur.
100 mijë dollarë nga pasuria e tij iu dha bibliotekës së universitetit, ku Morin kishte punuar gjithë jetën. Shuma do të përdoret për të mbështetur projektet akademike të punonjësve dhe studentëve të bibliotekës si dhe për riparimin e ambienteve të saj multimediale. Bibliotekari gjithashtu dhuruar 1 milion dollarë nga shuma e përgjithshme për rikonstruksionin e plotë të stadiumit të futbollit të universitetit.
Drejtuesit e universitetit planifikojnë t’i përdorin paratë e mbetura për të hapur një qendër karriere për të diplomuarit. Sipas drejtorit të saj, Robert do të ishte i lumtur nëse do ta kishte ditur se do të mund të ndihmonte mijëra studentë të arrinin sukses në karrierën e tyre.
“Nuk mund ta besonin atë që Bob kishte bërë për ne kur e zbuluam, – shpjegon zëdhënësi i universitetit. – Ai e kaloi pjesën më të madhe të jetës këtu, ishte i devotshëm ndaj universitetit dhe studentëve. Ai dëshironte të bënte diçka vërtetë të veçantë për ta, ndaj ia la trashëgiminë universitetit”. /Insajderi.com