Bibloteka e vendosur në kullë - atraksion që po tërheqë vizitorë në Junik - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    Bibloteka e vendosur në kullë – atraksion që po tërheqë vizitorë në Junik

    Insajderi
    09 May 2022 - 17:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zakonet dhe traditat janë pjesë e pandashme e këtij vendi, trashëgimia nga të parët vazhdon të ruhet edhe sot, i cili përmban një peisazh mahnitës që vetem natyra ka ditur të krijojë.

    Është ky vendi i Junikut i cili ka lënë gjurmë në historinë shqipare.

    Kullat janë e veçanta e kësaj komune me rreth 350 sosh, që e bëjnë atë një atraksion për shumë vizitorë.

    Atë që e bënë edhe më të veçantë këtë vend është “Bibloteka në Kullë”, e cila shërben për nxënësit dhe studentët e kësaj rrethine.

    Përgjegjës i kësaj bibloteke, Ismet Llolluni thotë se ky vend tani ka sjellur diçka më ndryshe se ajo që vizitorët ishin mësuar të shihnin.

    Bibloteka Komunale apo publike e Junikut shërben edhe për ekspozita dhe promovime të veprave të ndryshme.

    Juniku vërtetë unik, në atë se çfarë di të dhurojë ky vend kulturës së Kosovës në përgjithësi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark