Zakonet dhe traditat janë pjesë e pandashme e këtij vendi, trashëgimia nga të parët vazhdon të ruhet edhe sot, i cili përmban një peisazh mahnitës që vetem natyra ka ditur të krijojë.
Është ky vendi i Junikut i cili ka lënë gjurmë në historinë shqipare.
Kullat janë e veçanta e kësaj komune me rreth 350 sosh, që e bëjnë atë një atraksion për shumë vizitorë.
Atë që e bënë edhe më të veçantë këtë vend është “Bibloteka në Kullë”, e cila shërben për nxënësit dhe studentët e kësaj rrethine.
Përgjegjës i kësaj bibloteke, Ismet Llolluni thotë se ky vend tani ka sjellur diçka më ndryshe se ajo që vizitorët ishin mësuar të shihnin.
Bibloteka Komunale apo publike e Junikut shërben edhe për ekspozita dhe promovime të veprave të ndryshme.
Juniku vërtetë unik, në atë se çfarë di të dhurojë ky vend kulturës së Kosovës në përgjithësi.