Nëse larja e rrobave ju është dukur e mërzitshme, atëherë kjo mund të ndryshojë së shpejti nëse një projekt i quajtur Bike Washing Machine, që është ende në fazëm fillestare, realizohet edhe në praktikë.
Bëhet fjalë për një biçikletë ndryshe nga e zakonshmja. Në pjesën e parme ka një kosh për të larë rrobat ndërsa energjia e nevojshme për të kryer procesin vjen nga këmbët tona.
Pra, është një lavatrice që funksionon kudo dhe në mënyrë shumë të thjeshtë: Para se të nisësh procesin duhet të hapni derën të hidhni ujin dhe detergjentin.
Më pas mund të nisni pedalimin për të filluar procesin e larjes. Dhe për ti shpëlarë mjafton të hiqni ujin e larjes dhe të hidhni ujë të pastër. Në fund e zbraz ujin për të përfunduar procesin me centrifugën.
E në fakt për momentin “Bike Ëashing Machine” është vetëm një koncept studentor, dhe po çmend internetin. Ideja është që koha që kalon në një biçikletë statike të jetë e qëndrueshme.
Kjo pajisje do të ishte ideale sidomos për ato vende që vuajnë nga ndërprerja e energjisë.