Biden: Çmimi i naftës është në rënie rekord – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Biden: Çmimi i naftës është në rënie rekord

    Insajderi
    04 August 2022 - 22:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, me anë të një postimi në Facebook, ka shkruar se çmimi i naftës është duke rënë.

    Sipas tij pavarësisht se presidenti rus Vladimir Putin po ushtron presion global për naftën duke bërë që kjo të ndodhet në xhepat e qytetarëve në mabrë botën, SHBA ia doli, duke liruar një milionë fuçi nafte në ditë nga rezervat, duke bërë që çmimi të ulet.

    “Putin është ende duke zhvilluar luftën e tij në Ukrainë – duke ushtruar presion mbi furnizimin global të naftës – dhe familjet ende mund ta ndiejnë atë. Por ne arritëm të lirojmë një milion fuçi naftë në ditë nga rezerva jonë dhe mblodhëm partnerët tanë globalë për të liruar rezervat e tyre. Tani çmimet janë në rënie rekorde”, shkroi Biden në facebook.

    Kujtojmë se presidenti ka qëndruar javë më parë shtetet arabe dhe u ka kërkuar atyre që rritin furnizimin me karburante.

    Ndryshe, çmimet e naftës vazhduan të bien të enjten, ku u ulën nën 90 dollarë për fuçi për herë të parë që nga fillimi i luftës në Ukrainë, pasi shqetësimet për ngadalësimin e ekonomisë globale i shqetësoi investitorët.

    Vetëm dy muaj më parë, çmimet e naftës tejkaluan 120 dollarë për fuçi, duke ndihmuar në rritjen e çmimit mesatar kombëtar të benzinës në rreth 5 dollarë për gallon.

    Ndërkohë që çmimi i naftës në bursë vijon rënien, në Shqipëri nuk është reflektuar ende, duke bërë që çmimi të vijojë të mbetet i lartë dhe i papërballueshëm për xhepat e qytetarëve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark