Biden: Do e kisha mundur Trumpin në zgjedhje, por s’doja të isha President 86 vjeç - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Biden: Do e kisha mundur Trumpin në zgjedhje, por s’doja të isha President 86 vjeç

    Insajderi
    08 January 2025 - 21:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i SHBA Joe Biden është shprehur se ai mund të ishte rizgjedhur President në nëntor nëse do të kishte mbetur në garën për Shtëpinë e Bardhë përballë Donald Trump, por duke pranuar megjithatë se nuk e di nëse do të ishte në gjendje të përfundonte mandatin e tij të dytë.

    “Unë mendoj kështu”, tha lideri 82-vjeçar demokrat kur u pyet nëse ai do të kishte pasur ndonjë shans për të fituar zgjedhjet presidenciale të nëntorit kundër Trump, duke shtuar se mendimi i tij është i bazuar në sondazhe, por nuk dha detaje të mëtejshme.

    “Kur Trump kandidoi, me të vërtetë mendova se ishte shansi im më i mirë për ta mundur atë. Por nuk doja më të isha president në moshën 85 apo 86 vjeçare. Prandaj, unë përmenda mundësinë e dorëzimit të stafetës”, theksoi ai në një intervistë për USA Today, raporton A2CNN.

    Harris ishte një zëvendësuese e minutës së fundit për Joe Biden pasi ai njoftoi në korrik se po tërhiqej nga gara për Shtëpinë e Bardhë pas një debati katastrofik në fund të qershorit kundër Donald Trump që kishte ngritur pikëpyetje rreth mprehtësisë mendore dhe moshës së tij.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark