Joe Biden ka falur anëtarët e familjes në minutat e fundit të presidencës së tij.
“Familja ime ka qenë subjekt i sulmeve dhe kërcënimeve të pandërprera, të motivuara vetëm nga dëshira për të më lënduar – lloji më i keq i politikës partizane. Fatkeqësisht, nuk kam asnjë arsye të besoj se këto sulme do të marrin fund”, tha ai në një deklaratë të lëshuar në minutat e fundit.
“Kjo është arsyeja pse unë po ushtroj fuqinë time sipas kushtetutës për të falur James B Biden, Sara Jones Biden, Valerie Biden Owens, John T Owens dhe Francis W Biden”, tha ai, shkruan skynews.
Ai tashmë e fali djalin e tij tjetër, Hunterin, muajin e kaluar përpara dënimit për armë mbajtje dhe shamngie të tatimit.
Ai gjithashtu lëshoi falje parandaluese për nëpunësit publikë të kërcënuar më parë nga presidenti i zgjedhur, Donald Trump dhe zyrtarë të tjerë republikanë.
Ndryshe, Donald Trump tashmë është betuar si president i 47-të i SHBA-ve.