×
  • Lajme
  • Lajme

    Biden i drejtohet popullit: Tërheqja, mënyra më e mirë për të bashkuar vendin

    Insajderi
    25 July 2024 - 08:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Tërheqja nga gara presidenciale, ishte mënyra më e mirë për të bashkuar vendin”.

    Kështu tha presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, gjatë fjalimit të tij.

    Ai të mërkurën iu drejtua popullit, duke shpjeguar vendimin rreth tërheqjes nga kandidatura.

    Biden nga Zyra Ovale tha se tanimë do t’ia lërë stafetën brezit të ri.

    Kreu i Shtëpisë së Bardhë, shtoi se me vendimin që mori, do të bashkojë demokratët.

    “Unë e dua vendin tim më shumë. Ka qenë nderi im të jem president. Kjo punë e ndershme ka të bëjë me ju, për ju, për ne njerëzit. Nuk duhet ta harrojmë. SHBA është në pikë kthimi. Amerikanëve do të duhen të zgjedhin mes shpresës dhe urrejtjes”, tha Biden.

    “Mund të shohim ata që nuk janë dakord me ne si bashkatdhetarë. E di që ju njerëz të Amerikës, jeni komb i jashtëzakonshëm. Kur më zgjodhët, premtova se do të jem në një nivel me ju dhe do të tregoj të vërtetën. Çështja e shenjtë e këtij vendi është më e madhe se këdo prej nesh. Më duhet të bashkoj partinë time. Mënyra më e mirë për të bashkuar vendin tonë”, theksoi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark