Biden: Kemi punuar bashkë me Albright për të ndaluar gjenocidin në Ballkan - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Biden: Kemi punuar bashkë me Albright për të ndaluar gjenocidin në Ballkan

    Insajderi
    23 March 2022 - 23:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti amerikan, Joe Biden ka kujtuar kohët kur ka punuar me ish-Sekretaren amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.

    Kjo e fundit ka ndërruar jetë sot në moshën 84-vjeçare pasi kohët e fundit ishte duke luftuar me sëmundjen e kancerit.

    “Puna me Sekretaren Albright gjatë viteve 1990 ishte ndër pikat kryesore të karrierës sime në Senatin e Shteteve të Bashkuara gjatë mandatit tim në Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë”, ka shkruar ai në Twitter.

    I pari i shtetit amerikan gjithashtu ka pohuar se së bashku me të janë përballur me gjenocidin në Ballkan.

    Theksojmë se Albright ka shtyrë ish-presidentin Bill Clinton që të fillojë bombardimin e caqeve serbe në Kosovë gjatë vitit 199.

    Ndryshe, Albreight dhe Clinton para afër tre viteve ka qëndruar në Kosovë, ku asaj i është ngritur një buste në Prishtinë. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark