
Presidenti i SHBA-së Joe Biden miratoi rishpërndarjen e trupave amerikane në Somali, duke tërhequr kështu vendimin e Donald Trump, thanë sot zyrtarët amerikanë.
Pentagoni kërkoi që trupat të dërgoheshin në Somali për të mbështetur luftën kundër grupit militant Al Shabab.
Trump tërhoqi rreth 700 ushtarë amerikanë nga Somalia në vitin 2020, ndërsa këtë herë Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë më pak se 500, raporton BBC.
Rivendosja e pranisë ushtarake amerikane në vendin e Afrikës Lindore vjen pas zgjedhjeve të shumëpritura presidenciale.
Ish-aktivisti i paqes, Hassan Sheikh Mohammed, i cili mori detyrën sot si president i Somalisë, është zotuar të punojë ngushtë me partnerët ndërkombëtarë.
Somalia ka qenë një vend me një situatë të dobët sigurie për dekada, dhe militantët islamikë që dikur kontrollonin vendin ende mbajnë pjesë të mëdha të territorit dhe vazhdojnë të mbledhin taksa në disa rajone.