Biden me kritika të ashpëra ndaj Trumpit, pas takimit me Orban – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Biden me kritika të ashpëra ndaj Trumpit, pas takimit me Orban

    Insajderi
    09 March 2024 - 16:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka shprehur kritikë ndaj takimit të rivalit të tij, Donald Trump me Kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, duke thënë se ky i fundit “është në kërkim të diktaturës”.

    Obran ka udhëtuar drejt Floridës të premten për ta takuar “mikun e moçëm” Trumpin, raporton The Guradian.

    Kryeministri hungarez në vazhdimësi ka shprehur shpresë që kandidati republikan të kthehet në pushtet.

    “E dini me këtë takohet ai sot në Mar-a-Lago?, ka pyetur Biden para mbështetësve të tij në fushatë, derisa e ka kritikuar Trumpin.

    “Orbani i Hungarisë, që ka thënë shtruar që nuk mendon që demokracia funksionon dhe është në kërkim të diktaturës”, ka thënë Biden.

    “Unë shoh të ardhmen ku ne mbrojmë demokracinë, jo ta pakësojmë atë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark