Presidenti Joe Biden lëshoi një paralajmërim ndaj Izraelit kundër pushtimit të Gazës në kohën kur izraelitët u përgjigjen sulmeve terroriste të këtij muaji nga Hamasi.
Në një intervistë me “60 Minutes” të CBS që u transmetua të dielën, Biden tha se do të ishte një “gabim i madh” që Izraeli të pushtonte Gazën. Izraeli ka sinjalizuar se po përgatitet për pushtim tokësor të Gazës, ani pse kriza humanitare po zgjerohet brenda enklavës bregdetare palestineze, përcjell Gazeta Insajderi.
Biden ka bërë thirrje për mbrojtjen e civilëve dhe ka thënë se Shtetet e Bashkuara kanë punuar për të zbutur mungesat e ushqimit, ujit dhe gazit.
“Për atë që ndodhi në Gaza, sipas mendimit tim, qëndron Hamasi dhe, elementet ekstreme të Hamasit, nuk përfaqësojnë të gjithë popullin palestinez”, tha presidenti Biden.
Biden tha se beson se Hamasi duhet të eliminohet tërësisht, “por duhet të ketë një autoritet Palestinez. Duhet të ketë një rrugë drejt një shteti palestinez”. /Insajderi.org/