Biden: Nëse amerikanët dhe rusët i hapin zjarr njëri-tjetrit, fillon lufta botërore - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Aktuale

    Biden: Nëse amerikanët dhe rusët i hapin zjarr njëri-tjetrit, fillon lufta botërore

    Insajderi
    11 February 2022 - 19:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti amerikan Joe Biden ka dhënë një intervistë për televizionin amerikan NBC. Me këtë rast, Biden foli për krizën në Ukrainë dhe planet e Uashingtonit në rast të pushtimit të mundshëm, përcjellë insajderi.

    Në pjesën e parë të intervistës, Biden u bëri thirrje amerikanëve që ndodhen ende në Ukrainë që të largohen menjëherë nga vendi ngase se rreziku i pushtimit rus vazhdon.

    “Nëse amerikanët dhe rusët i hapin zjarr njëri-tjetrit, do të jetë një luftë botërore”

    Duke iu përgjigjur pyetjes nëse SHBA do të dërgojë trupa në Ukrainë për amerikanët që qëndrojnë në vend (të ngjashme me atë në Afganistan), Biden tha: “Ne nuk kemi një plan të tillë. Nëse amerikanët dhe rusët qëllojnë njëri-tjetrin. , do të jetë një luftë botërore. Ne jetojmë në një botë shumë të ndryshme.” tha ai.

    Kujtojmë se Departamenti Amerikan i Shtetit ditë më parë u bëri thirrje amerikanëve në Ukrainë që të largohen menjëherë nga vendi dhe deklaroi se një plan evakuimi nuk do të zbatohet.

    Po ashtu, zëdhënësi e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki, nga ana tjetër, deklaroi se nuk ka plane evakuimi të ngjashme me ato në Afganistan për Ukrainën./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark