Biden njofton një prani më të madhe të ushtarëve amerikanë në Europë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Biden njofton një prani më të madhe të ushtarëve amerikanë në Europë

    Insajderi
    29 June 2022 - 12:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti amerikan Joe Biden ka njoftuar rritjen e forcave amerikane në të gjithë Europën në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës. Duke folur në samitin e NATO-s në Madrid, ai tha se forcat amerikane do të vendosen në tokë, ajër dhe det, pasi presidenti rus Vladamir Putin kishte “shkatërruar paqen”, sipas BBC.

    “Së bashku me aleatët tanë ne do të sigurohemi që NATO të përballojë kërcënimet nga të gjitha drejtimet në çdo fushë.”

    NATO është po aq “e rëndësishëm sa ka qenë ndonjëherë”, tha ai, duke shtuar se kërkesat e Finlandës dhe Suedisë për t’u bashkuar me aleancën ishin “pikërisht ajo që Putini nuk dëshironte.

    Vendimi i tij vjen pasi dy vendet nordike janë në rrugën e duhur për t’i dhënë fund neutralitetit të tyre historik dhe për t’u bashkuar me NATO-n pasi Turqia, anëtare e aleancës, hoqi veton mbrëmjen e djeshme


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    21 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark