Biden nuk e lë rehat Vuçiqin, i kërkon njohjen e Kosovës edhe në urimin e ditës së shtetësisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Biden nuk e lë rehat Vuçiqin, i kërkon njohjen e Kosovës edhe në urimin e ditës së shtetësisë

    Insajderi
    12 February 2022 - 11:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me rastin e Ditës së Shtetësisë së Republikës së Serbisë, presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka pranuar një mesazh urimi nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

    Presidenti amerikan në letrën e urimit drejtuar homologut serb ka pohuar se pret normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila do të bazohej edhe në njohjen reciproke.

    “Aspiratat e Serbisë drejt BE-së varen edhe nga progresi i normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, i cili, siç e dini, besoj se duhet të bazohet në njohjen reciproke. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme t’ju mbështesin në punën me mirëbesim për të arritur këtë qëllim”, shkruan ndër të tjerash në letrën e urimit të të parit të shtetit amerikan, raporton gazeta danas.

    Kërkesa erdhi të shtunën, bashkë me urimin për 15 shkurtin – Ditën e Shtetësisë së Republikës së Serbisë.

    Megjithatë, presidenti serb gjatë ditës së djeshme ka dhënë një intervistë për mediat serbe, ku ndër të tjerash ka deklaruar se asnjëherë nuk do ta njoh shtetin e Kosovës.

    “Unë nuk mendoj se ne duhet ta pranojmë apo njohim pavarësinë [e Kosovës] në asnjë mënyrë, por duhet të punojmë me shqiptarët nga Kosova për bashkëpunim të ndërsjellë. Por, kjo është e pamundur sepse pavarësia është gjithçka për  çfarë ata duan të flasin”, ka shtuar Vuçiq.

    Ndryshe, Kosova dhe Serbia pritet që sërish të vazhdojnë dialogun në Bruksel ndërsa për këtë qëllim së fundi diplomatë të huaj kanë vizituar Kosovën dhe Serbinë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark