Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden, ka thënë se shumica e palestinezëve po vuajnë si pasojë e sulmeve të grupit terrorist Hamas, që çuan në dyluftimet me Izraelin.
Biden këtë e ka shprehur me anë të një postimi në llogarinë zyrtare të tij në ‘Facebook’, teksa ka thënë se populli palestinez s’kishte lidhje me sulmet, siç i quajti ai, të tmerrshme të Hamasit, shkruan Gazeta Insajderi.
“Nuk duhet të harrojmë faktin se shumica dërrmuese e palestinezëve nuk kishin asnjë lidhje me sulmet e tmerrshme të Hamasit dhe po vuajnë si pasojë e tyre”, ka deklaruar Biden.
Numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës ka shkuar në 2329, bëri të dielën Ministria e Shëndetësisë së Gazës.
Sipas tyre, numri i të plagosurve është rritur në 9042.
Si pasojë e sulmeve të grupit terrorist të Hamasit, më se 1300 persona janë vrarë në Izrael dhe 3400 janë lënduar. /Insajderi.org/