Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti i ShBA-ve, Joe Biden, ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe se po vuan simptoma të lehta.
Biden ishte në një tubim me mbështetësit e tij në Las Vegas, teksa pas rezultateve, ai e ka anuluar një tjetër tubim që e kishte në agjendë, shkruan BBC.
Rezultimi pozitiv me COVID-19 vjen për Bidenin në kohën kur ai po përballet me presion në rritje për t’u larguar nga gara për president nga fronti demokrat për shkak të moshës së tij e edhe pas një debati të dobët kundër kandidatit republikan, Donald Trump, në fund të qershorit.
Po ashtu, Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Biden planifikon të izolohet në shtëpinë e tij në Delaware, por se kjo nuk do të ndikojë në kryerjen e detyrave të tij gjatë kësaj kohe.