Biden: Turqia nuk ka prova për përfshirjen e Gulenit në puç ushtarak - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Biden: Turqia nuk ka prova për përfshirjen e Gulenit në puç ushtarak

    Insajderi
    24 August 2016 - 19:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë prova të mjaftueshme për rolin e Fethullah Gulen në puçin ushtarak që dështoi të rrëzonte me dhunë presidentin Erdogan në mes të këtij korriku.

    Pas takimit që të mërkurën nënpresidenti amerikan Joe Biden ka pasur kryeministrin turk, ka thënë se SHBA-ja nuk mund të veprojë bazuar në të dhënat që tashmë Ankaraja zyrtare ka e që e vendosin Gulen në krye të puçit të dështuar.

    “Ne nuk kemi asnjë interes që të mbrojmë një person që po identifikohet si djall, ne përgjigjemi vetëm mbi kërkesat ligjore që na vijnë”, ka thënë Biden, teksa ka shtuar se Gulen mund të vendoset para drejtësisë vetëm kur të ketë prova.

    “Dhe këto dëshmi nuk i ka Washington”, ka thënë ai.

    Një burim i Reuters në shtëpinë e bardhë ka thënë se deri më tash Ankaraja ka dorëzuar 4 kërkesa për ekstradim të Gulen në Turqi, por “asnjë për aktivitetin e tij që lidhet para puçit ushtarak të korrikut”./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark