Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, filloi tubimin e tij të fushatës në Madison, Wisconsin, duke i uruar turmës një 4 korrik të lumtur dhe duke përsëritur planet e tij për të qëndruar në garën presidenciale.
“Me siguri keni dëgjuar se kemi pasur një debat të vogël javën e kaluar,” tha ai. “Nuk mund të them se ishte performanca ime më e mirë. Por që atëherë, ka pasur shumë spekulime. ‘Çfarë do të bëjë Joe? A do të qëndrojë ai në garë? A do të braktisë? Çfarë do të bëjë?’”
“Epo këtu është përgjigja ime: Unë po kandidoj dhe do të fitoj përsëri”, shtoi ai, raporton CNN.