Biden “zhvendos” 12 të burgosur nga Guantanamo, mes tyre dhe truprojat e Bin Laden - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Biden “zhvendos” 12 të burgosur nga Guantanamo, mes tyre dhe truprojat e Bin Laden

    Insajderi
    07 January 2025 - 11:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Administrata Biden raportohet të ketë dërguar në heshtje 11 të burgosur të lidhur me Al Kaedën dhe Osama Bin Laden në Oman nga Gjiri i Guantanamos.

    Burrat jemenas ishin mbajtur në objektin famëkeq në skajin juglindor të Kubës për më shumë se dy dekada pa asnjë akuzë.

    Dy nga të burgosurit dikur ishin truproja të Osama Bin Ladenit dhe të gjithë u kapën pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.

    “Shtetet e Bashkuara vlerësojnë gatishmërinë e qeverisë së Omanit dhe partnerëve të tjerë për të mbështetur përpjekjet e vazhdueshme të SHBA-së të fokusuara në reduktimin me përgjegjësi të popullsisë së të burgosurve dhe përfundimisht mbylljen e objektit të Gjirit të Guantanamos”, tha Departamenti i Mbrojtjes në një deklaratë.

    Transferimi u bë të hënën, si pjesë e një operacioni të fshehtë për t’i çuar të dënuarit në Oman, ku ata do të vendosen, të sigurt dhe pa bujë.

    Është e paqartë se çfarë kanë rënë dakord ose kanë ofruar Shtetet e Bashkuara për Omanin në këmbim të pranimit të të burgosurve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark