Bie bora e parë në Zvicër - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Bie bora e parë në Zvicër

    Insajderi
    27 September 2025 - 16:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Andermatt dhe Vermigel zbardhen nga bora e parë e sezonit.

    Vija e borës ra nën 1,500 metra mbi nivelin e detit, duke sjellë pamje mahnitëse dimërore në pjesët e poshtme të Alpeve, përcjell albinfo.ch.

    Një lexues i gazetës 20 Minuten dërgoi një fotografi nga kasollja Vermigel, në 2,042 metra lartësi, ku tavolinat dhe shatërvanët ishin mbuluar plotësisht nga bora. “Zemra ime u gëzua nga shkëlqimi i bardhë!” shkruan ai, duke shtuar se kishte parashikuar një shtresë prej 20 deri në 30 cm bore.

    Edhe pse parashikimet e së premtes kishin paralajmëruar reshje në zonat mbi 1,600 metra, pamjet nga kamerat tregojnë se bora ka zbritur deri në 1,463 metra, siç shihet në fshatin Andermatt Reuss, tashmë i veshur me të bardha.

    Kjo është një shenjë e hershme e dimrit që po afrohet në Alpet zvicerane, për gëzimin e adhuruesve të borës dhe sporteve dimërore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark