Bie çmimi i naftës pas përparimeve në bisedimet Ukrainë-Rusi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Bie çmimi i naftës pas përparimeve në bisedimet Ukrainë-Rusi

    Insajderi
    29 March 2022 - 15:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lajmet për përparimin e dukshëm në bisedimet e mëngjesit të së martës në Stamboll midis Rusisë dhe Ukrainës, kanë ndikuar menjëherë në rritjen e tregjeve të aksioneve në Evropë.

    CAC40 në Paris dhe Dax në Frankfurt u rritën të dyja për më shumë se 3%, derisa indeksi FTSE100 i Londrës është rritur me 1.34%, raportoi BBC-ja.

    Ndërkohë çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare kanë rënë. Çmimi i naftës bruto Brent ra për 6%.

    Turqia, shteti që ka ndërmjetësuar bisedimet e së martës midis palëve, ka deklaruar se ky ishte takimi më frytdhënës deri tash që kur kanë nisur bisedimet.

    Pala ukrainase ka kërkuar nga ajo ruse një takim të dy liderëve të shteteve, presidentëve Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin, derisa takimi i radhës i cili pritet të ndodhë së shpejti, do të zhvillohet mes ministrave të Jashtëm të të dy vendeve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark