Bie në humnerë, humb jetën 17 vjeçari - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bie në humnerë, humb jetën 17 vjeçari

    Insajderi
    08 December 2021 - 19:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 17-vjeçar ka vdekur sot në Bulqizë, pasi automjeti në të cilin ishte duke udhëtuar ka rënë disa metra poshtë rrugës.

    Policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në Trebisht të Bulqizës, ku si pasojë ka vdekur shtetasi F.P, ndërsa është lënduar rëndë E. T., 20 vjeç, cili po merr ndihmë mjekësore në spital.

    “Rreth orës 17.00, në Trebisht, Bulqizë ka rënë disa metra poshtë rrugës një automjet dhe për pasojë dyshohet se ka humbur jetën  shtetasi F. P., 17 vjeç, dhe është dëmtuar rëndë shtetasi E. T., 20 vjeç, cili po merr ndihmë mjekësore në spital.”, ka njoftuar policia.

    Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark