Bie në kontakt me energji elektrike, vdes në banesën e tij 60-vjeçari nga Fieri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bie në kontakt me energji elektrike, vdes në banesën e tij 60-vjeçari nga Fieri

    Insajderi
    30 May 2024 - 19:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 60-vjeçar nga Fieri ka humbur jetën pasi e ka zënë korrenti në shtëpinë e tij. Ngjarja, sipas policisë ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në fshatin Banaj, ndërsa raportohet se personi ka shkuar në spital pa shenja jete.

    “Rreth orës 18:30, në spitalin rajonal të Fierit, është dërguar pa shenja jete, shtetasi I. M., rreth 60 vjeç, banues në fshatin Banaj, Patos.

    Ky shtetas dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesën e tij”, thote policia.

    Ndërkohe grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark