​Bie nga ballkoni, humb jetën ambasadorja italiane në Australi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    ​Bie nga ballkoni, humb jetën ambasadorja italiane në Australi

    Insajderi
    21 February 2022 - 22:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadorja italiane në Australi ka gjetur vdekjen pasi dyshohet se ka rënë nga ballkoni në qytetin e saj të lindjes.

    Mediat italiane, bëjnë me dije se ambasadorja Francesca Tardioli është gjetur e vdekur jashtë një shtëpie në Foligno, në veri të Romës.

    Mësohet se ajo kishte shkuar për pushime.

    Bëhet e ditur se vdekja e saj është duke u hetuar, ndërsa në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe ambasadorja e Australisë në Itali, Margaret Twomey.

    “Lajm tronditës për ndarjen nga jeta të ambasadores Francesca Tardioli. Mike e dashur. Kolege brilante. Diplomate shumë e respektuar”, shkroi ajo në Twitter.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark