Një 40-vjeçare ka humbur jetën pasditen e kësaj të diele, pasi aksidentalisht ka rënë nga një pemë.
Ngjarja ndodhi në fshati Mesul të Pukës. Sipas policisë, shtetësja me iniciale D.K. ka ndërruar jetë rrugës për spital.
Njoftimi i policisë:
Në fshatin Mesul, Njësia Administrative Gjegjan, Pukë, shtetësja D.K, 40 vjeçe, dyshohet se ka rënë nga një pemë arrë në pronë të saj dhe për pasojë ka gjetur vdekjen rrugës për në spital.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor. Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet për dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Top Channel