Bie niveli i kënaqshmërisë së qytetarëve për punën e Kurtit, nga 52.6% në 44.9% – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Bie niveli i kënaqshmërisë së qytetarëve për punën e Kurtit, nga 52.6% në 44.9%

    Insajderi
    10 March 2023 - 12:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Programi i UNDP-së në Kosovë ka publikuar raportin “Përmbledhja e Pulsit Publik XXIII”, në të cilin është paqsyruar niveli i kënaqshmërisë së qytetarëve në punën e ekzekutivit, parlamentit dhe gjyqësorit.

    Sipas këtij raporti, për gjashtë muaj niveli i kënaqësisë në punën e kryeministrit, Albin Kurti, ka rënë për  7.7 pikë të përqindjes.

    Ndërsa, për performancën e qeverisë ka rënie prej 6.2 pikë të përqindjes.

    “Në anketën e opinionit tetor-nëntor 2022, niveli i kënaqshmërisë me performancën e kabinetit ekzekutiv kapi vlerën prej 41%, një rënie për 6.2 pikë përqindjeje nga anketa e prillit 2022 kur ishte 47.2%. Niveli i kënaqshmërisë me punën e Kryeministrit kapi vlerën prej 44.9%, një rënie për 7.7 pikë përqindje nga prilli 2022 kur ishte 52.6%”, thuhet në raport.

    Në anketë kanë marrë pjesë 1 mijë e 306 persona, ku numri i burrave dhe grave që i janë përgjigjur pyetjeve ka qenë i barabartë./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark