×
  • Lajme
  • Lajme

    Bie numri i pushuesve nga Kosova në plazhet e Shqipërisë

    Insajderi
    09 July 2024 - 18:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndonëse pritshmëritë ishin shumë më të larta, sezoni turistik edhe në plazhin e Velipojës, ka nisur me më pak turistë se sa vitin e kaluar.

    Pushuesit nga Kosova vijojnë të mbeten besnikë, ndonëse janë më të pakët, ndërsa vihet re më shumë mungesa e të huajve.

    Operatorët turistik, shpresat i kanë pas datës 15 korrik ndërsa thonë se gushti është i rezervuar.

    Pushuesit tregojnë se në Velipojë gjejnë gjithçka. Nga qetësia e pastërtia ndërsa shprehen se një pjese e çmimeve kanë pësuar rritje.

    Më pak turistë se sa vitin e kaluar në të njëjtën periudhë, rezultojnë edhe për turizmin malor, ndërsa si shkaktar, operatorët turistikë konsiderojnë kushtet e paqëndrueshme atmosferike gjatë fundit të Qershorit dhe Kampionatin Europian të futbollit.

    Ndërsa edhe tek vendet e tjera është raportuar rënie e turistëve nga Kosova, përveç fudjavave./topchannel/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark