Bie numri i rasteve të gripit në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bie numri i rasteve të gripit në Kosovë

    Insajderi
    14 January 2017 - 12:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka bërë të ditur se është shënuar rënie e numrit të rasteve të gripit në vend.

    Përmes një komunikate për media, IKSHP-ja ka njoftuar se gjatë javës së parë të vitit 2017 në Kosovë janë raportuar 1,566 raste të gripit, që paraqet rënie prej 30.3 për qind krahasuar me javën e kaluar.

    “Aktualisht, situata epidemiologjike e gripit shënon rënie në tërë territorin e Republikës së Kosovës, por me gjendjen aktuale klimatologjike që po mbretëron në Kosovë mundësia e befasisë ekziston”.

    “Vala e gripit në territorin e Kosovës nuk ka pasur intensitet të lartë epidemik, ku njëri nga ndikuesit kryesor përveç masave parandaluese ka qenë vaksinimi me kohë gjatë muajve tetor dhe nëntor i të gjitha grupeve të rrezikut”, thuhet në komunikatën për media lëshuar nga IKSHP-ja.

    Viruset sezonale të përhapura në masë të madhe në Kosovë, u vlerësua se ishin shkaktuar edhe nga ambienti i ndotur në Kosovë.

    Cilësia e ajrit në Kosovë, javëve të fundit, kishte shqetësuar dhe alarmuar qytetarët, por edhe institucionet kompetente.

    Pikërisht për këtë çështje, ditë më parë Qeveria e Kosovës ka miratuar “Planin e Masave për përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe gjendjes së mjedisit”.(REL)


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark