Bie për kaq përqind numri i përfituesve nga skemat sociale – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Bie për kaq përqind numri i përfituesve nga skemat sociale

    Insajderi
    24 June 2023 - 15:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në muajin maj të këtij viti nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 21,312 familje me gjithsej 84,249 anëtarë.

    Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës nga viti I kaluar ka rënie të numri të familjeve pëfituese me 4,170 apo 16.3 përqind.

    Vitin e kaluar nurmi i familjeve përfituese ka qenë 25,482 me gjithsej 100 608 anëtarë.

    Përveç rënies të familjeve përfituese, edhe numri i anëtarëve ka regjistruar rënie prej 16.2 përqind.

    “Numri i përfituesve nga skema e pensioneve bazike të moshës ishte 145,140, ku  krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak  që ishte 149,794 përfitues, vërehet një rënie prej 4,654 apo shprehur në përqindje 3,1%”, thuhet në raportin e ASK-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark