×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Bie për 50 miliardë dollarë vlera e kompanisë Tesla

    Insajderi
    23 September 2020 - 07:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Investitorët i larguan 50 miliardë dollarë nga vlera e tregut të kompanisë Tesla pavarësisht premtimit të shefit ekzekutiv të saj, Elon Musk, për ta ulur çmimin e veturave elektronike deri në 25 mijë dollarë, por jo para tre vjetëve.

    Vlera e kësaj kompanie në treg ra për 20 miliardë dollarë vetëm dy orë para mbylljes së tregut të martën, pasi shefi dhe zyrtarët e tjerë të kompanisë i prezantuan strategjitë prodhuese dhe baterinë e re për vetura elektrike. Aksionet u mbyllën me 5.6 për qind rënie dhe pas disa orëve ranë përsëri për 6.9 për qind.

    Investitorët kishin pritur dy njoftime të rëndësishme në ditën që Musk e kishte quajtur “Dita e Baterisë” – zhvillimin e një baterie me të cilën mund të udhëtohet një milion milje dhe që qëndron mbi dhjetë vjet si dhe një cak të saktësuar për zvogëlimin e kostos. Megjithatë, asnjëra prej këtyre nuk u ofrua.

    Musk premtoi se në vitet e ardhshme do ta përgjysmojë çmimin e baterisë në mënyrë që çmimi i veturave elektrike të jetë i përballueshëm, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

    “Brenda tre vjetësh, ne mund të bëjmë një veturë prej 25 mijë dollarësh që do të jetë e krahasueshme ose pak më e mirë se një veturë me benzinë”, tha ai. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark