×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Bie shërbimi i mesazhit në “Whatsapp”

    Insajderi
    04 May 2017 - 12:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shërbimi i mesazhit në Whatsapp ka rënë, duke shkaktuar probleme për miliona përdorues në shumë vende të botës.

    Rënia e shërbimit ka ndodhur rreth orës 21:00 dhe është konstatuar në Europë, SHBA dhe Amerikën e Jugut, por duket se është duke u përhapur me shpejtësi në të gjithë botën.

    Ende nuk ka asnjë reagim zyrtar për këtë problem të shfaqur nga aplikacioni mjaft popullor për mesazhet e shkruara, ndërkohë që një website që analizon trafikun e faqeve dhe funksionimin e rrjeteve sociale, ka njoftuar për problem të aplikacionit dhe ka hapur një forum, ku njerëz nga e gjithë bota po raportojnë probleme me dërgimin e mesazheve nëpërmjet Whatsapp.

    Hera e fundit që Whatsapp ka shfaqur një problem të ngjashëm, ka qenë në prag të vitit të ri 2017 dhe atëherë, zëdhënës të apliakcionit thanë: “Rënia vjen për shkak të një përditësimi madhor të aplikacionit dhe ne po punojmë për të rikthyer shërbimin e plotë te ju, ndaj ju kërkojmë ndjesë për shqetësimin. ëhatsapp është një aplikacion mjaft praktik, që ka mbi 1 miliardë përdorues në të gjithë botën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark