Shitjet e makinave në Kinë ranë 9.6 për qind në qershor krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, sipas shoqatës më të madhe të industrisë së automobilave në Kinë.
Kjo është rënia e 12-të mujore e njëpasnjëshme në shitjet në tregun më të madh të makinave në botë, sipas Reuters.
Shitjet kanë rënë në 2.06 milionë automjete, njoftoi Shoqata e Prodhuesve të Automobilave kinezë.
Të dhënat më të fundit vijnë pas një rënieje të shitjeve prej 16.4 për qind në muajin maj dhe 14.6 për qind në muajin prill, si dhe pas faktit se vitin e kaluar u shënua rënia e parë vjetore që nga vitet 1990, e cila vjen si pasojë e ngadalësimit të rritjes ekonomike dhe luftën tregtare të Kinës me Shtetet e Bashkuara.
Ngadalësimi i ekonomisë dhe lufta tregtare e Kinës me Shtetet e Bashkuara janë parë si fajtorët kryesorë për rënien afatgjatë të shitjeve të makinave, por kohët e fundit shumica e fajit i atribuohen rregulloreve të reja të emetimeve të gazrave serrë në 15 qytete dhe provinca që përbëjnë më shumë se 60 për qind të shitjeve të makinave në Kinë.