Aksionet në tregjet evropiane shënuan rënie dhe humbje më të madhe kanë regjistruar aksionet e kompanive ajrore dhe hoteleve, kjo pas sulmit terrorist në aeroportin e Brukselit dhe në metro.
“Pas sulmeve terroriste aksionet në kompanitë ajrore shënuan rënie dhe kapitali u kthye në ari”, tha Brenda Kelly, analist i lartë në “London Capital Group”, shkruan Reuters.
Aksionet e kompanisë ajrore franceze Air France-KLM ranë 5.34 për qind, Ryanair ka humbur 2.59 për qind të vlerës së saj, ndërkohë që Lufthansa 1.59 për qind në Gjermani. Zinxhiri i hoteleve britanike humbi 2.49 për qind të vlerës dhe Accor francez 4.05 për qind, njofton albinfo.ch
Investitorët mbeten të fokusuar në zhvillimet në Bruksel, edhe pse lëshuan disa të dhëna pozitive që sollën lehtësim për perspektivat e rritjes ekonomike në zonën e euros dhe ndihmuan tregjet evropiane të aksioneve që ishin në minus të thellë./Insajderi.com