Komuna e Prishtinës ka njoftuar për intervenimin nga Policia e Kosovës dhe zjarrfikësit tek një objekt pranë komunës, pas rënies së copave të fasadës.
Një gjë të tillë e ka njoftuar vetë komuna kryeqytetase me anë të një postimi në ‘Facebook’, duke thënë se reshjet e shiut ishin shkaktar i dëmtimit të fasadës, shkruan Gazeta Insajderi.
“Pas rreshjeve të mëdha ditëve të fundit, nga kulmi i objektit Europe House Kosovo kanë filluar të bijnë copa të mëdha të betonit e fasadës. Kjo shkakton rrezikshmëri të lartë për vizitorët dhe njëkohësisht për kalimtaret e rrastit”, thuhet në njoftimin e komunës.
“Morëm menjëherë masa të nevojshme për të zgjidhur këtë situatë sa më shpejtë. Policia Kosoves dhe Brigada e Zjarrfikësve-Prishtinë janë të pranishëm në vendin e ngjarjes për të siguruar që kalimtarët të jetë e sigurt”, përfundon njoftimi. /Insajderi.org/