×
  • Lajme
  • Lajme

    Bien dukshëm temperaturat – parashikimi i motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës

    Insajderi
    13 September 2024 - 17:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë fundjavës do të ketë temperatura maksimale deri në 15 gradë Celsius.

    Sipas këtij instituti, të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, ku vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.

    Edhe të dielen pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu të intensitetit mesatar deri të lartë.

    “Të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius”.

    “Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-5m/s. Të dielen parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu të intensitetit mesatar deri të lartë”.

    “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmje 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperendimi me shpejtësi 1-7m/s. Sasitë e reshjeve në disa zona do të jenë të larta në intervale të shkurta kohe”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark