×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Bien investimet e huaja në vend

    Insajderi
    17 October 2016 - 10:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti investimet e huaja në Kosovë arritën në 97.5 milionë euro. Duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, shihet se sivjet kemi 65.5 milionë euro më pak.

    Të dhënat e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) tregojnë se zvogëlimi i Investimeve të Huaja Direkte (IHD) u evidentua sidomos në sektorin e patundshmërive dhe në sektorin e shërbimeve financiare, pavarësisht se në vitet e tjera këta sektorë kanë qenë sektorë në të cilët ka pasur më së shumti investime.

    “Në kuadër të strukturës së IHD-ve me zvogëlim të vlerës u karakterizuan të dy format e IHD-ve, duke përfshirë kapitalin dhe fondin e investimeve në aksione, si dhe investimet në instrumentet e borxhit. Kapitali dhe fondi i investimeve në aksione që përben rreth 77.4 për qind të gjithsej IHD-ve shënoi vlerën prej 75.5 milionë eurosh, që është 35,3 për qind më e ulët krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

    Gjithashtu IHD-të në formë të instrumenteve të borxheve shënuan vlerën prej 22.0 milionë eurosh, një zvogëlim kundrejt vitit paraprak prej 52,5 për qind. Zvogëlimi i IHD-ve në Kosovë u evidentua sidomos në sektorin e patundshmërive dhe në sektorin e shërbimeve financiare”, thuhet në raport, shkruan Zëri.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark