×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    big bang

    Insajderi
    02 February 2016 - 09:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mëngjes: Hamë në një tryezë të gjatë e të madhe druri. Dielli shkëlqen prapa shpinës së vajzës me sytë dhe buzëqeshjen më të bukur. Marr një shkrepje vëmendjeje, ndonëse tre veta gjenden mes nesh. Njeri në tokë që provon të gjitha bashkë. Sytë, buzëqeshjen, diellin.

    Drejt mesditës: Ajo është ligjëruesja e përsosur, që e admiroj duke e parë nga lart sallës së konferencës, i fokusuar si fëmijë. Më thuaj ç’është ekspozita e piktorit më të famshëm në krahasim? Festo perceptimi im; unë shoh!

    Pasdite: Ti vjen afër meje engjëlli i Azisë, në karrigen ngjitur, me butësinë, ndjeshmërinë, të qeshurën dhe unazën dhe vathët dhe çantat. Unë bëhem një tërmet prej frymëzimi, një pranverë (e nxehtë) arabe!

    Mbrëmje: Ecja më e mirë deri në një stacion autobusi; për ta mësuar ku gjendet. Dhe një nga puthjet më të ëmbla. Buzëqeshja jote e potë. Dhe ti më imiton, ose më mirë më imagjinon: duke u lexuar fëmijëve me zërin tim, sipas teje, të qetë, të butë.

    Më shumë mbrëmje: Ti e bën darkën të përsosur. Sytë e tu edhe më shkëlqyes, të mbushur me çerekëlot kënaqësie. Ti je një ëmbëlsirë që po shkrihet.

    Edhe më shumë mbrëmje: T’i dëgjoj hapat derisa ecim në një grup të madh. Ta dëgjoj frymëmarrjen e thellë. E ndjej që ke të ftohtë, por edhe të nxehtë, të nxehtë, të nxehtë. Nuk mund të duroj që të kam përballë në pub. Të dua afër, afër krahut tim…dhe tani jam në paqe sërish dhe i humbur në tregime, në tregime të pafundme.

    Natë: Hapat e ngjitjes; të qeshurat më të dridhura. Bluza e bardhë. Çaji. Gjysmë-çaji yt; e pi edhe një çik të tij. Sërish unaza. Sytë. Bota e pafolur. Heshtja. Rikujtimi i ditës, pastaj. Historitë tona të përmbledhura. Dushi yt që e imagjinoj në detaje. Poshtëshënimi me të zezë; dy fjali.

    Natë, drejt mbarimit: Në dorën time çanta jote. Vetëm ajo bën zhurmë në gjithë qytetin. Në dorën tjetër, krahu yt. Ti më imiton sërish, ose më mirë, më imagjinon: mbushur me krahasime të bukura. Rigon shi. Ti ngrihesh nga të ftohtit; gjoksi im e ndjen gjithë këtë. Puth sytë e bukur, pikat e zeza të fytyrës. Zëri i fuqishëm i autobusit.

    Natë, që merr fund: Ec rrugëve të vetmuara, dëgjoj hapat e mi. Nuk i heq veshjet, madje as xhaketën. Si Bing Bang më ngjan dielli që vjen dritare.

     

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark