Big Mama me rrëfim prekës për dhunën nga ish partneri: Nga shtrëngimi që më ka bërë në fyt, nuk munda të ha për një javë - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Big Mama me rrëfim prekës për dhunën nga ish partneri: Nga shtrëngimi që më ka bërë në fyt, nuk munda të ha për një javë

    Insajderi
    27 May 2025 - 11:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Big Mama pothuajse prej dy muajsh ndodhet në izolim, si pjesë e spektaklit Ferma VIP.

    Këngëtarja e njohur shqiptare ka thyer heshtjen duke folur për një plagë që e ka shoqëruar në jetë.

    Ajo u rikthye në kohë duke dhënë më shumë detaje për lidhjen e parë, teksa bëri me dije se ishte viktimë e dhunës.

    Artistja theksoi se nga një shtrëngim në fyt që i kishte bërë partneri, nuk kishte mundur të hante për rreth një javë.

    “Ishte lidhja e parë. Filloi xhelozi e madhe. Presion psikologjik, më largoi nga shoqëria. Më mbylli në vetvete. Nuk isha unë. Doja të merrja një vendim. Vetëm se i thashë që e ndjej që diçka nuk shkon, filloi dhunën”, u shpreh ajo.

    Tutje tha: “Nga shtrëngimi që më ka bërë në fyt, nuk munda të haja për një javë. E fsheha, s’doja të dilja në portale, kisha hallin e familjes. Urova ditëlindjen e tij dhe postova një foto, ai u çmend. Më tha: “Hiqe urgjent”. E shihja që s’kisha lumturi, vetëm stres më jepte. Unë duhej të shpëtoja nga ai njeri. Kuptova të vërtetën: unë isha një viktimë. I dërgova një mesazh ku i thosha që unë dua t’i jap fund”.

    Në fund të historisë, Big Mama dha një mesazh shumë të rëndësishëm për të gjitha vajzat.

    “Shumë herë ne shqiptarët mendojmë çfarë thonë të tjerët. Asnjë familje nuk ka fëmijë për të hedhur poshtë. Mos iu përgjëro asnjë mashkulli, bëhuni zonja e vetes suaj”. /Telegrafi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark