Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë lejoi Dani Olmon të luante për Barcelonën deri në marrjen e vendimit përfundimtar për ankesën dhe presidenti i katalanasve, Joan Laporta, nuk e fshehu lumturinë e tij për këtë, edhe pse humbi qetësinë në një pikë.
Laporta është filmuar nga kamerat në Arabinë Saudite, ku Barcelona luan ndeshjet e saja në Superkupën e Spanjës dhe pas njoftimit se Olmo më në fund është regjistruar dhe mund të luajë, ka ndarë entuziazmin me kolegët e tij.
Megjithatë, Laporta shkoi një hap më tej, dhe sipas Marca dhe Cope, ai u soll në mënyrë të pahijshme në tribunë gjatë ndeshjes kundër Athletic Bilbaos.
Presidenti i Barcelonës përqafoi në mënyrë euforike Dani Olmon dhe filloi të bërtasë: “Bijtë e kur**s, bijtë e kur**s!”.
‼️🚨 Joan Laporta's celebration after Dani Olmo & Pau Victor's registration. (@elchiringuitotv) pic.twitter.com/ekZW0UyS4f
— EuroFoot (@eurofootcom) January 8, 2025